Brexit përçan qeverinë britanike! Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE

Brexit përçan qeverinë britanike! Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE

Debati për rikthimin e Britanisë në Bashkimin Evropian ka shkaktuar përçarje të forta brenda Partisë Laburiste në Britani. Ish-sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting, deklaroi se vendi duhet të synojë rikthimin në bllok, duke argumentuar se bashkëpunimi me Evropën është i domosdoshëm për ekonominë, tregtinë dhe sigurinë. Ai theksoi se e ardhmja e Britanisë ndodhet në Evropë dhe shprehu gatishmërinë për të kandiduar për drejtimin e partisë nëse hapet një garë lidershipi. Komentet e tij u kritikuan nga sekretarja e Kulturës, Lisa Nandy, e cila tha se megjithëse Brexit ishte një gabim, nuk ka kuptim të rihapen debatet e vjetra për anëtarësimin në BE. Sipas saj, qeveria duhet të fokusohet në përmirësimin praktik të marrëdhënieve me Evropën dhe në zbutjen e pasojave ekonomike të Brexit-it. Aleatët...