Bosnje dhe Hercegovina në vizionin e Kinës për ‘të ardhmen e përbashkët të njerëzimit’

Bosnje dhe Hercegovina në vizionin e Kinës për ‘të ardhmen e përbashkët të njerëzimit’

Pas disa vitesh pranie përmes projekteve infrastrukturore dhe energjetike, si dhe programeve arsimore e kulturore, Kina fitoi në Bosnje dhe Hercegovinë edhe një qendër kërkimore, e cila ndjek konceptin e politikës së jashtme të presidentit Xi Jinping. Qendra Kërkimore për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, e hapur nga Ambasada kineze në Sarajevë disa ditë më parë, u paraqit si platformë për shkëmbime akademike dhe profesionale në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Zyrtarët kinezë, gjatë hapjes, vlerësuan se ajo vjen në kohën e “ndryshimeve të mëdha globale, që tregojnë se shtetet nuk mund të veprojnë në izolim, prandaj dialogu, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave janë kyç”. Nga Ambasada e Kinës në Bosnje dhe Hercegovinë nuk u përgjigjën pyetjeve...