Belgjika po shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur një boshllëk në buxhet

Belgjika po shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur një boshllëk në buxhet

Belgjika po kërkon një mënyrë për të mbuluar një boshllëk në buxhetin prej rreth shtatë miliardë eurosh dhe, midis më shumë se 250 propozimeve, u gjet edhe shitja e bizhuterive mbretërore. Ideja është pjesë e një liste të gjatë masash që ekonomistët, institucionet dhe ekspertët i kanë paraqitur qeverisë së Kryeministrit Bart de Wever. Në atë "menu kursimesh" ka edhe propozime shumë më serioze, por politikisht të dhimbshme: TVSH më e lartë, ndryshime në sistemin e përshtatjes automatike të pagave me inflacionin, taksa më të larta mbi të ardhurat nga prona, ulje e subvencioneve dhe rishqyrtim i lehtësirave tatimore të shpallura, raporton The Brussels Times. Propozimi nuk do të thotë që familja mbretërore belge do të mbetet vërtet pa bizhuteri. Lista e përpiluar nga Byroja...