Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës në Ukrainë
Belgjika ka rritur importet e saj të gazit natyror rus në nivele që nuk ishin parë që para luftës në Ukrainë, sipas të dhënave të Shërbimit Federal të Ekonomisë të cituara nga mediat lokale të premten. Shifrat tregojnë se gazi rus përbënte 11,6 për qind të konsumit total të gazit në Belgjikë vitin e kaluar, duke shënuar pjesën më të lartë që nga viti 2019, sipas gazetave belge L’Echo dhe De Tijd. Rritja vjen pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të ulur varësinë nga energjia ruse pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt 2022. Ndërsa dërgesat e gazit rus përmes gazsjellësve janë ndalur, importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) përmes transportit detar janë rritur ndjeshëm. Pjesa më e madhe e këtij furnizimi hyn...
Burimi:
vizionplus.tv