BE-Ukrainë hapin grupkapitullin e parë të negociatave të anëtarësimit
Bashkimi Evropian (BE) dhe Ukraina kanë hapur negociatat për grupkapitullin “themeloret” të bisedimeve të anëtarësimit të Kievit, duke shënuar një moment të rëndësishëm në rrugën e vendit drejt anëtarësimit, pavarësisht luftës së vazhdueshme me Rusinë. Grupkapitulli i parë, i cili hapet i pari dhe mbyllet i fundit në procesin e anëtarësimit, mbulon sundimin e ligjit, të drejtat themelore, institucionet demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Progresi në këtë fushë do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ai përfshin pesë kapituj negociues, përkatësisht gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, prokurimin publik, statistikat dhe kontrollin financiar. Duke folur pas Konferencës së Anëtarësimit BE-Ukrainë në Luksemburg, komisarja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, e përshkroi këtë zhvillim si “hapin më të madh të...
Burimi:
syri.net