BE pritet të miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

BE pritet të miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

BE-ja synon t’u ndalojë ushtarëve rusë hyrjen në territorin e saj, si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës, të cilat synojnë gjithashtu bankat, firmat e kriptomonedhave dhe të ardhurat e Kremlinit nga nafta. Duke njoftuar propozimet të martën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Ne propozojmë për herë të parë të ndalojmë hyrjen në Bashkimin Evropian të kujtdo që ka shërbyer në forcat e armatosura ruse që nga fillimi i luftës. Pra, Evropa mbetet e ndaluar për këdo që ka marrë pjesë në pushtimin e Ukrainës, kaq e thjeshtë.” Ndalimi i propozuar i vizave për luftëtarët është pjesë e masave më të fundit të BE-së për shtrëngimin e sanksioneve kundër Rusisë, propozime që mund të ndryshohen dhe duhet të miratohen unanimisht nga...