BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para
Bashkimi Evropian po krijon një grup pune emergjent për t’u përballur me kriza të mundshme, përfshirë një konflikt tregtar me Kinën, ndërsa po afrohet skadimi i marrëveshjes së përkohshme për kufizimet e eksporteve të tokave të rralla, materiale thelbësore për industrinë. Sipas tre zyrtarëve evropianë, grupi i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Evropian nga departamente të rëndësishme do të ketë si synim parashikimin dhe reagimin ndaj emergjencave të ardhshme, në një periudhë kur bota po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Unioni po përgatitet për një përplasje të mundshme tregtare me Kinën në muajin tetor, kur Pekini mund të rikthejë kufizimet ndaj eksporteve të tokave të rralla, të cilat janë jetike për industrinë prodhuese. Kina kontrollon rreth 66% të furnizimit global me toka të rralla...
Burimi:
javanews.al