BE kërkon negociata me Rusinë, Unoni synon të marrë një rol më aktiv për fatin e luftës në Ukrainë

BE kërkon negociata me Rusinë, Unoni synon të marrë një rol më aktiv për fatin e luftës në Ukrainë

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e rifillimit të kontakteve me Rusinë, në një kohë kur vëmendja e Shteteve të Bashkuara është përqendruar në Lindjen e Mesme, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon pa një zgjidhje të afërt. Çështja është në fokus të takimit dyditor të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, që po zhvillohet në Qipro. Aty do të diskutohet jo vetëm dialogu i mundshëm me Rusinë, por edhe mënyra se si Evropa do të përfaqësohet në çdo proces negociues. “Para se të flasim me rusët, së pari duhet të biem dakord midis nesh për çështjet për të cilat duam të flasim me ta”, deklaroi Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së. Shefja e diplomacisë së Unionit paralajmëroi gjithashtu që Bashkimi Evropian të mos...