BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

Bashkimi Evropian (BE) do të mbajë këtë vjeshtë një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat, gjë që pritet të konfirmohet në dokumentin përfundimtar të samitit dyditor të udhëheqësve të bllokut evropian, që mbahet më 18 dhe 19 qershor në Bruksel. “Në dritën e vrullit të ri në procesin e zgjerimit dhe duke rikujtuar Deklaratën e Granadës, Këshilli Evropian do të zhvillojë në takimin e tetorit 2026 një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat”, thuhet në draft-konkluzionet e takimit të udhëheqësve, të cilat i ka parë Radio Evropa e Lirë. Në këtë draft, samiti BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, vlerësohet si një ngjarje që ka kontribuar në krijimin e një vrulli të ri në procesin e zgjerimit. Pritet që...