BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

Pas viteve të tëra negociatash, bllokimesh politike dhe përpjekjesh të dështuara, Bashkimi Evropian ka nisur këtë të premte zbatimin e reformës më të madhe të politikës së migracionit që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015. Pakti i ri për Migracionin dhe Azilin është përgjigjja e Brukselit ndaj valës së madhe të emigrantëve që mbërritën në Evropë një dekadë më parë dhe që nxori në pah dobësitë e sistemit evropian të azilit, por edhe mungesën e koordinimit mes vendeve anëtare. Objektivi i reformës është të rrisë kontrollin mbi hyrjet në territorin e Bashkimit Evropian, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe kthimit të emigrantëve që nuk kanë të drejtë qëndrimi, si dhe të ndajë më mirë përgjegjësitë mes shteteve anëtare. Kriza e vitit 2015, kur më...