BE do zgjerohet, DW: Blloku është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj

BE do zgjerohet, DW: Blloku është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj

Bashkimi Europian e ka rikthyer zgjerimin në qendër të axhendës së tij politike, edhe pse brenda bllokut vazhdojnë debatet mbi ritmin dhe mënyrën e pranimit të vendeve të reja, me disa shtete anëtare që ende kërkojnë reforma të thella institucionale përpara zgjerimit. Komisionerja Marta Kos deklaroi në fillim të majit në Bruksel se zgjerimi mbetet prioritet për BE-në dhe se blloku duhet të ecë përpara nëse vendet kandidate përmbushin detyrimet e tyre. Ajo theksoi se për herë të parë pas 17 vitesh, BE-ja ka krijuar një grup pune për hartimin e traktatit të anëtarësimit për Malin e Zi, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë politik. Sipas analistit Strahinja Subotic nga Qendra për Politika Evropiane në Beograd, ky zhvillim tregon se Brukseli tashmë...