BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit rus
Bashkimi Evropian(BE) tha të martën se diplomatët e tij do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit të Rusisë për sulme të vazhdueshme në kryeqytetin ukrainas. “BE-ja po ruan praninë dhe operacionin e saj në Kiev, dhe këto kërcënime mbajnë erë dëshpërimi”, u tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, gazetarëve në një konferencë shtypi në Bruksel. “Ata duan frikë dhe izolim në Ukrainë dhe gjetkë, por ne kemi një mesazh të qartë: kjo nuk do të funksionojë”, shtoi ajo. Duke përsëritur deklaratat e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, Hipper tha se Rusia po “humbte në fushën e betejës” edhe prandaj u është kthyer përsëri në shënjestrimit të civilëve dhe infrastrukturës jo-ushtarake. “Këto sulme janë për fat të keq një realitet i...
Burimi:
vizionplus.tv