BBC: Gruaja franceze e mbajtur peng nga burri i saj për 12 vjet, shpëtohet në Pakistan

BBC: Gruaja franceze e mbajtur peng nga burri i saj për 12 vjet, shpëtohet në Pakistan

Policia në Pakistan ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka mbajtur gruan dhe fëmijët e tij robër në shtëpinë familjare për më shumë se një dekadë dhe ka abuzuar me ta, shkruan BBC. Gruaja e tij, shtetasja franceze Sylvie Jasmina, pretendon se burri abuzonte fizikisht dhe mendërisht me anëtarët e familjes çdo ditë dhe e përshkroi atë si "shumë të dhunshëm", raporton BBC , duke cituar policinë lokale. Njëri nga djemtë e tyre arriti të dilte fshehurazi nga shtëpia dhe ta raportonte çështjen në polici, gjë që çoi në një kontroll të shtëpisë së tyre në Bari, një vend i largët në provincën malore të Khyber Pakhtunkhwa. Oficerët e policisë gjetën Jasminën dhe pesë fëmijët e saj në një dhomë të ngushtë dhe...