Autoritetet gjermane: Hamasi kishte planifikuar një sulm në Evropë pas atij në Izrael
Zyra e Prokurorit Federal Gjerman beson se Hamasi po përgatiste një sulm konkret në Evropë, sipas hetimeve mbi një rrjet të supozuar mbështetjeje logjistike të lidhur me organizatën palestineze, raportojnë mediat e huaja. Gjatë konferencës vjetore për shtyp të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Karlsruhe, Prokurori Federal Jens Rommel zbuloi se një video që merrte përgjegjësinë për sulmin, tashmë e përgatitur për shpërndarje, iu sekuestrua njërit prej të dyshuarve. Sipas hetuesve, materiali njoftonte një sulm të planifikuar për përvjetorin e dytë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, i cili ndodhi më 7 tetor 2023, duke iu referuar kështu një sulmi të mundshëm rreth 7 tetorit 2025. Në muajt e fundit, Zyra e Prokurorit Federal ka urdhëruar arrestimin e nëntë mbështetësve të supozuar të Hamasit....
Burimi:
vizionplus.tv