Autorët u maskuan si policë dhe hynë në banesë, ekzekutohet vëllai i kreut të bandës së drogës në Ekuador
Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të armatosur që ishin maskuar si efektivë policie. Sipas autoriteteve, David Macías, 35 vjeç, ishte një drejtues rajonal i bandës së fuqishme kriminale Los Choneros, e cila deri vonë drejtohej nga vëllai i tij, Adolfo Macías, i njohur me nofkën “Fito”, shkruan BBC. Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës në qytetin bregdetar Olón, në Ekuador. Dëshmitarët thanë se persona të veshur si policë hynë në banesën që Macías kishte marrë me qira në një zonë luksoze dhe e qëlluan për vdekje. Autorët u larguan menjëherë pas sulmit dhe deri tani nuk është raportuar për ndonjë arrestim. Adolfo “Fito” Macías aktualisht ndodhet në pritje të gjyqit...
Burimi:
syri.net