Autopsitë zbardhin detaje të reja për tragjedinë e Crans-Montana, rriten dyshimet për përgjegjësi

Autopsitë zbardhin detaje të reja për tragjedinë e Crans-Montana, rriten dyshimet për përgjegjësi

Autopsitë e kryera mbi trupat e disa prej viktimave italiane të tragjedisë në Crans-Montana kanë nxjerrë në pah elementë të rinj që forcojnë dyshimet se disa prej të rinjve mund të kishin pasur mundësi shpëtimi nëse nuk do të ishin bllokuar nga kushtet brenda ambientit ku shpërtheu zjarri. Sipas të dhënave mjeko-ligjore, viktimat nuk rezultojnë të kenë konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli dhe në momentin kur flakët përfshinë diskotekën “Le Constellation”, ata kanë qenë të vetëdijshëm dhe fizikisht të aftë për t’u larguar. Megjithatë, hetuesit theksojnë se dalja e emergjencës e mbyllur ka bërë të pamundur evakuimin. Raporti përfshin analizat e kryera mbi trupat e disa viktimave, mes tyre Achille Barosi, Chiara Costanzo, Giovanni Tamburi, Riccardo Minghetti, Sofia Prosperi dhe Emanuele Galeppini. Tragjedia, e ndodhur...