Autobusi autonom përplaset me tramvajin në Suedi, aksidenti ndodhi vetëm një orë pas nisjes së testimeve
Një incident i pazakontë ndodhi në Göteborg, ku një autobus autonom u përplas me një tramvaj vetëm një orë pasi kishte nisur transportin e pasagjerëve si pjesë e një programi pilot për transportin publik pa shofer. Autobusi elektrik autonom e-ATAK, i prodhuar nga Karsan, u përfshi në aksident të hënën, konfirmoi kompania e transportit publik rajonal Västtrafik. Sipas zëdhënësit të Västtrafik, Patrick Chi, autobusi frenoi papritur dhe më pas u godit nga tramvaji që po lëvizte në të njëjtën zonë. Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se nuk pati persona të lënduar nga përplasja. Ngjarja ndodhi në kuadër të një programi pilot njëvjeçar, i cili synon të testojë përdorimin e automjeteve autonome në transportin urban të qytetit suedez. Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt integrimit të teknologjisë...
Burimi:
top-channel.tv