Atentat në Monte Karlo/ Në shënjestër familja e oligarkut ukrainas, Vadim Ermolaev dhe bashkëshortja në gjendje të rëndë, plagoset dhe i biri

Atentat në Monte Karlo/ Në shënjestër familja e oligarkut ukrainas, Vadim Ermolaev dhe bashkëshortja në gjendje të rëndë, plagoset dhe i biri

Sulm në zemër të Principatës së Monakos. Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin në mbrëmje, pak para orës 21:00, vetëm pak metra larg kufirit me Francën. Bilanci paraprak është tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje shumë të rëndë. Të gjithë janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe të gjithë shtetas ukrainas. “Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për një atentat“, deklaroi ministri i Shtetit, Christophe Mirmand. Mes viktimave ndodhet edhe Vadym Ermolaev, oligark ukrainas 58-vjeçar dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit, në krye të një perandorie biznesi që shtrihet në sektorin e pasurive të paluajtshme, industrisë dhe bujqësisë. Në vitin 2019 ai hoqi dorë nga shtetësia ukrainase dhe mori atë qipriote. Sipas rindërtimeve të para, Ermolaev mbeti i plagosur...