Atentat me bombë oligarkut ukrainas në Monaco, plagoset rëndë Ermolaev dhe familja e tij
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Monakon, duke plagosur rëndë biznesmenin ukrainas Vadim Ermolaev, bashkëshorten e tij Anna dhe djalin e tyre 23-vjeçar. Autoritetet e principatës dyshojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar, ndërsa autori i dyshuar është ende në arrati. Sipas mediave franceze, kamerat e sigurisë kanë filmuar një person që vendos një çantë shpine në hyrje të një pallati në lagjen luksoze La Rousse, përpara se të largohej në këmbë drejt kufirit me Francën. Pak çaste më vonë, një pajisje shpërthyese e improvizuar shpërtheu në momentin kur familja Ermolaev po kthehej në apartamentin e saj pas një vakti jashtë. Vadim Ermolaev dhe bashkëshortja e tij pësuan plagë shumë të rënda dhe ndodhen në gjendje kritike, ndërsa djali i tyre u plagos...
Burimi:
javanews.al