“Ata nuk po i përmbahet marrëveshjes”, Trump lajmëron rritje me 25% për tarifat e makinave dhe kamionëve nga BE
Donald Trump njoftoi se duke filluar nga java e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të rrisin tarifat për makinat dhe kamionët e importuara nga Bashkimi Evropian, duke përmendur mosrespektimin e marrëveshjes tregtare. Në një postim, ai njoftoi se tarifat për automjetet e importuara nga Bashkimi Evropian do të rriten në 25%, duke pretenduar se pala evropiane nuk po i përmbahet kushteve të marrëveshjes së lidhur midis dy palëve. “Kam kënaqësinë të njoftoj se, duke pasur parasysh që Bashkimi Evropian nuk po e respekton marrëveshjen tonë tregtare, javën tjetër do të rris tarifat e vendosura për makinat dhe kamionët e importuar në Shtetet e Bashkuara nga Bashkimi Evropian. Tarifa do të rritet në 25%”, tha ai. Siç tha ai, qeveria amerikane e merr si të mirëqenë...
Burimi:
top-channel.tv