“Ata janë të çmendur”, Trump për Iranin: 4-5 herë kemi qenë pranë marrëveshjes, por diçka nuk shkon tek ata
Presidenti amerikan Donald Trump pohoi se Irani ka qenë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë me SHBA-në “katër apo pesë herë”, por, sipas tij, në momentin e fundit, Republika Islamike gjithmonë tërhiqet. “Sa herë unë bie dakord, të nesërmen është sikur të mos kemi folur fare. Ka diçka që nuk shkon me ta. Sinqerisht, janë të çmendur”, u shpreh Trump. Një arsye më shumë kjo, sipas Trump, përse Irani nuk mund të zotërojë kurrsesi armë bërthamore. Ai gjithashtu tha se Irani kishte pranuar më herët t’ia dorëzonte Shteteve të Bashkuara rezervat e uraniumit të pasuruar gjatë bisedimeve mes dy vendeve. “Jo armë bërthamore”, tha Trump, duke shtuar: “Ata do të na jepnin pluhurin bërthamor. Çfarëdo që ne dëshironim”, duke theksuar se zyrtarët iranianë...
Burimi:
top-channel.tv