Armëpushimi u thye, 10 ditë sulme! Trump paralajmëron Iranin: Do të paguajë ‘shumëfish’ për vdekjen e ushtarëve

Armëpushimi u thye, 10 ditë sulme! Trump paralajmëron Iranin: Do të paguajë ‘shumëfish’ për vdekjen e ushtarëve

Donald Trump SHBA-Ushtria amerikane thotë se nisi një raund tjetër sulmesh kundër Iranit. BBC shkruan se dita e 10-të radhazi e sulmeve,  vijnë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump u zotua të ndëshkojë Iranin për vdekjen e ushtarëve amerikanë.  Në përgjigje të valës së fundit, Irani tha se goditi dy anije cisterna nafte në kanalin ujor, si dhe asetet ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt. Presidenti Masoud Pezeshkian tha se Irani tani po luftonte një "luftë në shkallë të plotë" me SHBA-në. Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e cilësoi deklaratën e Presidentit Donald Trump si “plotësisht të pavlefshëm”, ndërsa paralajmëroi se SHBA-të do të përballen me “mësime të paharrueshme” nëse vazhdon sulmet ndaj Iranit. Në të njëjtën kohë, Teherani tha se mesazhet diplomatike po shkëmbeheshin ende...