Armëpushimi në Lindjen e Mesme në fije të perit/ Trump shqyrton nisjen e veprimeve ushtarake

Armëpushimi në Lindjen e Mesme në fije të perit/ Trump shqyrton nisjen e veprimeve ushtarake

Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyjnë në një fazë të re, pavarësisht armëpushimit të brishtë që ndodhet në fuqi prej një muaji. Vetëm pak ditë para takimit të presidentit amerikan Donald Trump me liderin kinez Xi Jinping në Pekin, Teherani paralajmëroi se Uashingtoni nuk duhet ta konsiderojë situatën aktuale si fitore diplomatike apo ushtarake. Këshilltari i liderit suprem iranian, Ali Akbar Velayati, sulmoi drejtpërdrejt Donald Trumpin përmes deklaratave të transmetuara nga agjencia gjysmëzyrtare Tasnim. “Zoti Trump, mos mendoni kurrë se duke përfituar nga qetësia e sotme e Iranit do të mund të hyni triumfues në Pekin”, deklaroi ai. “Shtetet e Bashkuara i kemi mundur në fushën e betejës, ndaj mos mendoni se do të dilni fitues edhe në diplomaci”, shtoi Velayati. Trump:...