Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje në Japoni dhe zbraz frigoriferin, dyshohet për 14 “vjedhje” brenda dy javësh

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje në Japoni dhe zbraz frigoriferin, dyshohet për 14 “vjedhje” brenda dy javësh

Autoritetet japoneze janë vënë në kërkim të një ariu që dyshohet se ka hyrë në disa banesa në qytetin Shizukuishi, duke kërkuar ushqim në frigoriferë. Sipas autoriteteve, i njëjti ari mund të jetë përgjegjës për 14 raste të ngjashme të regjistruara gjatë dy javëve të fundit. Rasti më i fundit ndodhi të hënën në mbrëmje, kur 87-vjeçari Mitsuo Matsubara u përball me kafshën brenda kuzhinës së shtëpisë së tij. Ai kishte shkuar të kontrollonte një zhurmë të pazakontë dhe gjeti frigoriferin të hapur, ndërsa ushqimet ishin shpërndarë në dysheme. Bashkëshortja e tij njoftoi menjëherë policinë. Pas incidenteve të përsëritura, autoritetet kanë vendosur kurthe, gardhe elektrike pranë banesave dhe kanë shtuar patrullimet në zonë për të paralajmëruar banorët. Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për të njëjtin...