Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

Italia po përballet me një valë të fortë të nxehti, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 39-40°C, veçanërisht në rajonet qendrore, jugore dhe në ishujt kryesorë të vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, anticikloni afrikan do të vazhdojë të dominojë mbi Mesdheun qendror dhe perëndimor të paktën deri në fundjavë, duke sjellë mot shumë të nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 33 deri në 38°C, ndërsa në Siçili dhe Sardenjë priten kulme që mund të kalojnë 40°C. Në veri të Italisë situata do të jetë më e paqëndrueshme. Parashikohen reshje lokale shiu dhe stuhi, kryesisht në zonat alpine dhe, nga mesi i javës, edhe në disa zona fushore. Këto fenomene mund të shoqërohen me breshër dhe erëra të...