Ankesa për princin saudit, Franca nis hetime për vrasjen e gazetarit disident

Ankesa për princin saudit, Franca nis hetime për vrasjen e gazetarit disident

Një grup hetimor në Paris do të hedhë dritë mbi vrasjen e gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi në vitin 2018, pasi organizatat për të drejtat e njeriut depozituan një ankesë kundër princit të kurorës Mohammed Bin Salman. Lajmin e përcjell AFP, që kujton se si Bin Salman, ashtu edhe Arabia Saudite u përballën me një reagim të ashpër ndërkombëtar pas ngjarjes shokuese në konsullatën saudite në Stamboll, për të cilën shërbimet amerikane të inteligjencës besojnë se princi i kurorës ishte përgjegjës drejtpërdrejt. Khashoggi, një gazetar i pavarur që mbante shtetësinë amerikane, publikoi në Washington Post një shkrim tejet kritik për mbretërinë e pasur me naftë, e pas kësaj u mbyt e trupi i tij u copëtua brenda ndërtesës së misionit diplomatik. Organizata që e kishte...