Anija me hantavirus në det të hapur, konfirmohen tre viktima, ndalohet ankorimi në ishujt Kanarie
Tre viktima të infektuar me hantavirus u evakuuan të mërkurën në mëngjes nga një anije turistike, e cila u la në det të hapur. Ka qenë udhëheqësi i ishujve Kanarie, ai që ndaloi ankorimin e saj, si një mënyrë për të parandaluar infektimin e vendasve. Tre të prekurit ndërruan jetë në anijen turistike që lundronte në oqeanin Atlantik, pas shpërthimit të virusit që transmetohet te njerëzit nga brejtësit. Për pasojë një çift holandez dhe një shtetas gjerman kanë gjetur vdekjen, ndërsa një shtetas britanik mbetet në kujdes intensiv në Afrikën e Jugut, megjithëse OBSH-ja tha se gjendja e tij po përmirësohet. Po ashtu qeveria zvicerane dhe ajo franceze pohuan se kanë identifikuar përkatësisht nga një rast të infektuarish, ndërsa autoritetet pohojnë se janë vënë në...
Burimi:
vizionplus.tv