Anija greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, anëtari i ekuipazhit rezulton i zhdukur
Një anije greke u godit në Ngushticën e Hormuzit . Anija e mallrave Minoan Pioneer u godit 20 milje detare në verilindje të Al Khasabit në orën 22:00 sipas kohës lokale të hënën (3/8). Anija e mallrave u godit në dhomën e motorëve ku më pas shpërtheu një zjarr. Mediat greke raportojnë se anëtari i ekuipazhit rezulton i zhdukur. Anija Minoan Pioneer po lundronte nën flamurin liberian. Sipas Marine Traffic, transmetimi i fundit i sotëm u transmetua rreth 18 orë më parë në Gjirin e Omanit.
Burimi:
vizionplus.tv