Analiza e ‘The Independent’: 24 miliardë dollarët që bllokojnë marrëveshjen e paqes midis SHBA-së dhe Iranit
Analiza e ‘The Independent’ tregon se çështja e aseteve iraniane të ngrira me vlerë 24 miliardë dollarë është kthyer në pikën kryesore të ngërçit në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për një marrëveshje të mundshme paqeje. Sipas raportimeve, armëpushimi i brishtë në Lindjen e Mesme është vënë sërish në provë pas akuzave të Iranit ndaj SHBA-së për shkelje të marrëveshjes, përmes goditjeve pranë Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, administrata e Donald Trump ka minimizuar incidentet, ndërsa negociatat vijojnë përmes shkëmbimit të propozimeve për një memorandum mirëkuptimi që do të hapte rrugën për bisedime më të gjera. Trump vazhdon të kërkojë që Irani të heqë dorë përfundimisht nga ambiciet për armë bërthamore, ndërsa Teherani kërkon garanci për sovranitetin e tij, fundin e luftës në Liban dhe heqjen...
Burimi:
top-channel.tv