Analiza: A është e përgatitur Evropa për kërcënimet shëndetësore që vijnë nga hantavirusi?
Bashkimi Evropian, ndonëse ende nuk ka një manual të vetëm për masat e karantinës në rast pandemish apo shpërthimesh të reja shëndetësore, ka përmirësuar ndjeshëm mekanizmat e reagimit krahasuar me periudhën para gjashtë viteve. Megjithatë, ekspertët shtrojnë pyetjen nëse këto masa janë të mjaftueshme për përballimin e një krize të mundshme. Shqetësimet janë rritur së fundmi pas rasteve të hantavirusit, veçanërisht variantit të Andeve, i lidhur me vdekjet në anijen turistike MV Hondius në Spanjë. Pavarësisht kësaj, ekspertët kanë hedhur poshtë thirrjet për panik, ndërsa Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (European Centre for Disease Prevention and Control) e ka klasifikuar rrezikun si “shumë të ulët”. Ndërkohë, Këshilli i Bashkimit Evropian ka aktivizuar mekanizmin e tij të reagimit ndaj krizave në modalitetin e...
Burimi:
javanews.al