AMERIKANET GODASIN INFRASTRUKTUREN IRANIANE

AMERIKANET GODASIN INFRASTRUKTUREN IRANIANE

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar operacionet ushtarake kundër Iranit, duke ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj objektivave strategjikë në jug të vendit. Mediat iraniane raportojnë se avionë luftarakë amerikanë kanë goditur aeroportin e Iranshahr-it, një urë të rëndësishme në rajonin e Bandar-e Khamir dhe një kullë telekomunikacioni në Bandar Abbas. Sipas agjencisë iraniane Tasnim, avionët amerikanë lëshuan raketa ndaj aeroportit të Iranshahr-it, ndërsa Uashingtoni kishte njoftuar më herët nisjen e valës së gjashtë të sulmeve kundër Iranit. Ndërkohë, agjencia Fars raportoi se një urë në rajonin e Bandar-e Khamir u godit rreth orës 23:00 me orën lokale. Sipas medias iraniane, ura përbën një lidhje të rëndësishme rrugore mes Bandar Abbas dhe Lar, çka e bën atë një objektiv me rëndësi strategjike për lëvizjen e...