Amerika po tërhiqet. Së shpejti BE-ja duhet të kujdeset e vetme për sigurinë në Ballkan. A është në gjendje ta bëjë këtë?

Amerika po tërhiqet. Së shpejti BE-ja duhet të kujdeset e vetme për sigurinë në Ballkan. A është në gjendje ta bëjë këtë?

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se NATO ndodhet në krizën më të madhe të historisë së saj. Kjo ka pasoja për Ballkanin Perëndimor, që shpesh konsiderohet si fuçia e barutit e Evropës. Para 25 vjetësh, në pranverën dhe verën e vitit 2001, një jehonë e fundit e luftërave jugosllave tronditi Ballkanin jugor. Në Maqedoni, një guerilë etnike shqiptare sulmoi pozicione ushtarake dhe shpalli zona në perëndim të vendit si “të çliruara”. Një pjesë e pakicës shqiptare në vend u solidarizua me të armatosurit. Lufta civile kërcënonte, shkruan në fillim të analizës “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ). Por Perëndimi, sipas NZZ, kishte mësuar diçka nga luftërat e shpërbërjes së viteve 1990, gjatë të cilave kishte qëndruar shpesh i pafuqishëm dhe pasiv. Me një ndërhyrje të koordinuar...