Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të shkatërrojmë infrastrukturën e Iranit në Hormuz
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime ushtarake kundër infrastrukturës iraniane që përdoret për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Në një intervistë për Fox News, Waltz paralajmëroi se Irani nuk duhet të llogarisë në mungesën e reagimit nga administrata amerikane. “Nëse regjimi iranian beson qoftë edhe për një sekondë se presidenti Donald Trump do të qëndrojë duarkryq, ndërsa Irani sulmon anijet ndërkombëtare ose bazat tona pa u përballur me pasoja, atëherë po bën një gabim të madh. Këtë e kanë kuptuar qartë edhe gjatë netëve të fundit”, deklaroi ai. Sipas ambasadorit amerikan, SHBA-ja do të vazhdojë të çmontojë, edhe me mjete ushtarake nëse kërkohet, infrastrukturën...
Burimi:
vizionplus.tv