Ambasadat amerikane thirrje qytetarëve të saj: Vlerësoni mundësinë e largimit nga Lindja e Mesme
Ambasadat amerikane në disa kryeqytete të Lindjes së Mesme kanë paralajmëruar qytetarët amerikanë për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit rajonal. Përmes një mesazhi këshillues, ata i kanë nxitur amerikanët që të jenë të përgatitur për t’u larguar nga rajoni. “Amerikanët në rajon duhet të marrin në konsideratë largimin, ose të jenë të përgatitur ta bëjnë këtë në rast të një përshkallëzimi”, thuhet në një këshillë sigurie, të shpërndarë në mediat sociale nga misionet amerikane në Aman, Jerusalem dhe Bagdad./ ANSA.
Burimi:
syri.net