Aludimet se presidenti ka probleme shëndetësore, Trump i nënshtrohet kontrollit vjetor mjekësor
Presidenti amerikan Donald Trump do t’i nënshtrohet këtë të martë kontrollit të përvitshëm mjekësor në Walter Reed National Military Medical Center, në një kohë kur vëmendja publike ndaj gjendjes së tij shëndetësore është rritur pas publikimit të disa fotografive të fundit. Trump, i cili mbush 80 vjeç më 14 qershor, është presidenti më i moshuar që ka marrë detyrën në historinë e SHBA-së. Ai ka deklaruar vazhdimisht se gëzon shëndet të mirë dhe energji më të madhe se paraardhësi i tij, Joe Biden. Megjithatë, imazhet e publikuara së fundmi që tregonin skuqje në qafë, ënjtje në kyçet e këmbëve dhe mavijosje në dorë kanë nxitur diskutime të reja mbi gjendjen e tij fizike. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Barbabella, ka bërë të ditur se...
Burimi:
top-channel.tv