Alarmi nga Hantavirusi, OBSH: Nuk ka ngjashmëri me Covid! (Si transmetohet dhe simptomat)
FOTO ILUSTRUESE SHBA-Përhapja e hantavirusit në javët e fundit ka shkaktuar panik. Tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi të mundshëm të hantavirusit, një sëmundje që transmetohet te njerëzit nga brejtësit, në një anije turistike që lundronte në Oqeanin Atlantik, njoftoi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se kjo nuk është një tjetër pandemi si e Covid-it. OBSH-ja thotë se hantaviruset përhapen “shumë, shumë ndryshe” dhe përmes kontaktit të zgjatur. Pesë nga tetë rastet e dyshuara janë konfirmuar dhe të tetë janë persona që ishin në bordin e anijes. Hantavirusi është një lloj virusi që bartet nga brejtësit. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), infeksionet zakonisht ndodhin kur virusi transmetohet përmes ajrit nga urina, jashtëqitjet ose pështyma e...
Burimi:
zeri.ai