Alarmi i kryebashkiakut: Athina po bëhet një hotel gjigant

Alarmi i kryebashkiakut: Athina po bëhet një hotel gjigant

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, ka ngritur alarmin për pasojat e rritjes së pakontrolluar të turizmit në kryeqytetin grek, duke paralajmëruar se qyteti rrezikon të humbasë identitetin e tij. Në një intervistë për La Repubblica, ai deklaron: “Athina po bëhet një hotel gjigant. Kështu nuk mund të vazhdohet”. Sipas Doukas, gjatë vitit 2025 Athina priti rreth 8 milionë turistë, një shifër shumë e lartë krahasuar me popullsinë prej vetëm 700 mijë banorësh. Ai thekson se zona si Plaka, pranë Akropolit, kanë përjetuar një dyfishim të vizitorëve, duke sjellë mbingarkesë në infrastrukturë dhe një rritje të ndjeshme të kostos së jetesës për banorët vendas. “Pasojat nuk janë vetëm trafiku dhe rrëmuja në rrugë, por edhe rritja e çmimeve të banesave dhe largimi i banorëve...