Alarm në Lindjen e Mesme/ Irani rikthen në funksion bazat nëntokësore të raketave, rritet frika për përshkallëzim

Alarm në Lindjen e Mesme/ Irani rikthen në funksion bazat nëntokësore të raketave, rritet frika për përshkallëzim

Irani po rrit ndjeshëm kapacitetin për të lëshuar raketa me rreze të gjatë drejt Izraelit dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, pasi ka rikthyer në funksion një pjesë të madhe të arsenaleve të tij nëntokësore, në një zhvillim që sipas ekspertëve nxjerr në pah kufizimet e strategjisë së bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit. Sipas analizave të imazheve satelitore të publikuara nga CNN, Irani ka arritur të rihapë me shpejtësi dhjetëra hyrje tunelesh dhe të riparojë infrastrukturën e dëmtuar në bazat e tij të raketave, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ajrore që kishin si synim izolimin dhe bllokimin e këtyre objekteve strategjike. Ekspertët theksojnë se përpjekjet amerikane dhe izraelite për të varrosur hyrjet e tuneleve dhe për të shkatërruar rrugët e aksesit kanë dhënë vetëm...