Akuzoi drejtuesen shqiptare për ngacmim seksual, zbardhen detaje. Ish-punonjësi kishte gënjyer edhe për vdekjen e babait, përfitoi leje të paguar dhe…

Akuzoi drejtuesen shqiptare për ngacmim seksual, zbardhen detaje. Ish-punonjësi kishte gënjyer edhe për vdekjen e babait, përfitoi leje të paguar dhe…

Dalin detaje të reja në drita nga skandali në JP Morgan Chase, ku drejtuesja ekzekutive, shqiptarja Lorna Hajdini u akuzua për ngacmim seksual ndaj një ish-punonjësi. Chirayu Rana, 35 vjeç, ish-bankier në JPMorgan Chase, pretendon se Hajdini e kishte droguar dhe e kishte detyruar në akt seksual, duke kërcënuar karrierën e tij. Ai dorëzoi padinë më 28 prill 2025 në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut nën pseudonimin “John Doe”. Por burime të New York Post tregojnë se Rana kishte gënjyer kompaninë për një çështje personale, duke pretenduar se babai i tij ishte i sëmurë rëndë për të marrë gati tre muaj leje të paguar, të cilën e përdori për të përgatitur padinë kundër Hajdinit. Ai kishte marrë leje të ndryshme midis dhjetorit 2024 dhe majit...