Akuzohet për vrasjen e babait të tij Isak Andiq, djali i themeluesit të ‘Mango’ jep dorëheqjen nga kompania
Spanja është tronditur nga zhvillimet e fundit rreth vdekjes së themeluesit të rrjetit global të veshjeve “Mango”, Isaac Antic. Djali i tij, Jonathan Antic, ka njoftuar tërheqjen e përkohshme nga posti i nënkryetarit të kompanisë, ndërsa ndaj tij po zhvillohet një hetim për vrasje me dashje. Vendimi i Jonathan Antic vjen pasi ai kërkon të përqendrohet plotësisht në mbrojtjen e tij ligjore dhe në kundërshtimin e akuzave. Në një letër të hapur drejtuar stafit të “Mango” dhe të publikuar nga revista Hola, ai shprehet se akuzat janë të padrejta dhe të pabazuara. “I shkruaj këto fjalë me ndershmëri dhe përulësi, përmes dhimbjes, dobësisë dhe zhgënjimit që ndiej ndërsa shoh të formohet një imazh faji që nuk korrespondon me realitetin”, shkruan ai. Biznesmeni pranoi se marrëdhënia...
Burimi:
top-channel.tv