Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen 47 zyrtarë të lartë
Forcat irakene të sigurisë kanë arrestuar 47 politikanë, deputetë dhe zyrtarë të lartë në një operacion të gjerë kundër korrupsionit, i cili konsiderohet si një nga aksionet më të mëdha të ndërmarra në vend në vitet e fundit. Operacioni është urdhëruar nga kryeministri i ri i Irakut, Ali al-Zaidi, i cili që prej marrjes së detyrës në muajin maj ka premtuar një luftë të ashpër ndaj korrupsionit dhe keqmenaxhimit të institucioneve shtetërore. Sipas burimeve të sigurisë, forcat speciale, përfshirë njësitë elitare të Shërbimit Kundër Terrorizmit, zhvilluan bastisje në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhen institucionet kryesore shtetërore dhe rezidencat e shumë zyrtarëve, si dhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit. Agjencia shtetërore irakene e lajmeve INA bëri të ditur se mes të arrestuarve...
Burimi:
vizionplus.tv