Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës
Roman Abramovich vazhdon të mbetet një nga figurat më enigmatike të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Ndërsa konflikti ka hyrë në vitin e pestë, ish-pronari i klubit Chelsea konsiderohet ende një nga të paktët persona që gëzon besimin e Kremlinit dhe që njëkohësisht ruan kanale komunikimi me Kievin. Një episod i panjohur deri më tani është zbuluar nga producenti dhe regjisori ukrainas Alexandr Rodnyansky në librin e tij autobiografik Nebulov. Sipas tij, në vjeshtën e vitit 2021, disa muaj para pushtimit rus të Ukrainës, gazetari i njohur rus Vladimir Solovyov e kishte paralajmëruar se lufta ishte e pashmangshme. “Do të ketë luftë. Më beso, nuk e shoh aspak mirë. Ai është i bindur”, i kishte thënë Solovyov, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin. Rodnyansky tregon...
Burimi:
javanews.al