50 vjet Rocky, 80 vjeç Sylvester Stallone/ Shiti qenin, refuzoi Hollivudin dhe krijoi Rocky-n: saga e jashtëzakonshme e Stallone
Historia e Sylvester Stallone është një nga ato rrëfime që ngjajnë si skenar filmi, por që kanë ndodhur vërtet. Para se të bëhej një nga aktorët më të njohur në botë, ai ishte një artist i panjohur, pa para dhe në vështirësi të mëdha ekonomike. Pikërisht në atë periudhë lindi personazhi që do ta kthente në ikonë të kinemasë: Rocky Balboa. Në vitin kur Stallone feston 80-vjetorin dhe filmi “Rocky” shënon 50 vite nga dalja në kinema, historia e krijimit të tij vazhdon të frymëzojë miliona njerëz. Në mesin e viteve ’70, aktori jetonte në kushte ekstreme, pa punë të qëndrueshme dhe kishte mbetur edhe pa një vend për të fjetur. Në një moment dëshpërimi, ai u detyrua të shiste qenin e tij të dashur,...
Burimi:
syri.net