35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur dhe trupin ua hedh qenve
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në në Çeki. Një 35-vjeçare me iniciale M.M. është arrestuar dhe dërguar në paraburgim nën akuzën e rëndë të vrasjes së foshnjës së saj të porsalindur. Detajet e reja të zbuluara nga hetimi tregojnë një skenar horror, ku autorja ka tentuar të zhdukë çdo gjurmë të krimit. Ngjarja nisi të zbardhej kur vjehrra e të dyshuarës gjeti në pronën e saj një qese plastike me njolla gjaku dhe brenda saj dorën e prerë në shpatull të një fëmije. Ajo njoftoi menjëherë autoritetet, të cilat nisën një operacion në shkallë të gjerë. Dhjetëra oficerë policie, zjarrfikës dhe qen kërkimi krehën zonën rreth rrugës “Hornická”, duke kontrolluar shkurret dhe kazanët e mbeturinave për pjesët e tjera të trupit, por pa...
Burimi:
ntv.al