250-vjetori i pavarësisë së SHBA-së/ Spektakël ngjyrash e muzike pranë Statujës së Lirisë
Për herë të parë në historinë e saj, Statuja e Lirisë është në qendër të një spektakli audiovizual, të iniciuar nga Franca, për të festuar 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. DJ dhe producenti muzikor francez Michel Canitreau ishte truri ideator pas kësaj shfaqjeje pesëmbëdhjetë minutëshe që synonte prezantimin e Statujës, një dhuratë nga Franca për Shtetet e Bashkuara 140 vjet më parë. "Nga të gjitha shfaqjet që kam organizuar, kjo ishte padyshim më komplekse", tha artisti, i cili specializohet në spektakle të tilla monumentale. Sipas mediave të huaja, në të kaluarën, ai ka organizuar shfaqje të ngjashme në Kullën Eiffel, Mont-Saint-Michel dhe, së fundmi, në inaugurimin e Notre Dame de Paris, e cila u restaurua pas zjarrit. Shfaqja në Nju Jork kërkonte leje të posaçme...
Burimi:
syri.net