212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë evropiane në alarm për temperaturat e larta

212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë evropiane në alarm për temperaturat e larta

Vala intensive e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës mund të ketë lidhje me 212 humbje jetësh që u regjistruan në Spanjë nga e diela deri të mërkurën. Kjo sipas Institutit të sistemit të monitorimit të vdekshmërisë në vend, që përpunon statistikat e humbjeve të jetëve që shënohen çdo ditë në vendin e Gadishullit Iberik dhe i krahason ato me nivelet e parashikueshme, të bazuara mbi rekordet historike dhe që inkorporon faktorë të jashtëm si të dhënat e motit nga Agjencia Kombëtare Meteorologjike për të vlerësuar shkaqet e mundshme të rritjes së vdekshmërisë. Temperaturat mesatare që u regjistruan në fillim të kësaj jave në Spanjë, por jo vetëm, ishin më të lartat që nga viti 1950. Në disa pjesë të...