2000 anije të ngecura në Hormuz, Trump: Do t’i shoqërojë ushtria. Irani kërcënon me sulm

2000 anije të ngecura në Hormuz, Trump: Do t’i shoqërojë ushtria. Irani kërcënon me sulm

Donald Trump njoftoi se duke nisur nga sot, forcat amerikane do të ndihmojnë në nxjerrjen e sigurt të anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan e përshkroi këtë si një masë “humanitare” dhe theksoi se Uashingtoni po zhvillon “bisedime pozitive” me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Në postimin e tij Truth Social, Trump paralajmëroi po kështu se çdo përpjekje për të penguar këtë mision do të përballet me reagim ushtarak. “Nëse ky proces humanitar pengohet, do të duhet të trajtohet përmes forcës,” deklaroi ai. Njoftimi i Trump vjen vetëm pak ditë pasi vendet anëtare të OKB-së “dënuan ashpër” ndërhyrjen e Iranit në transportin detar global, gjatë një takimi në Londër. Në këtë takim, u miratua një rezolutë e...