13-vjeçari me makinë të vjedhur shkakton aksident tragjik në SHBA, humb jetën një 58-vjeçar

13-vjeçari me makinë të vjedhur shkakton aksident tragjik në SHBA, humb jetën një 58-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor në shtetin e Maryland, në SHBA, i ka marrë jetën një 58-vjeçari, ndërsa shtatë të mitur kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve amerikane, në timonin e automjetit që shkaktoi përplasjen ndodhej një djalë vetëm 13 vjeç. Policia e Qarkut Montgomery bëri të ditur se i mituri po drejtonte një automjet tip “Kia”, e cila ishte raportuar e vjedhur vetëm pak orë para ngjarjes nga një banesë në zonën e Germantown. Në automjet ndodheshin edhe gjashtë të mitur të tjerë, të moshës 12 deri në 15 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, makina e drejtuar nga 13-vjeçari po lëvizte në drejtim të veriut, kur hyri në një kryqëzim dhe u përplas me një Toyota Matrix që po udhëtonte në drejtim të lindjes. Si...