Bota mban frymën! Putin takon Xi në Shenzen, pritet të mbërrijë Trump

Bota mban frymën! Putin takon Xi në Shenzen, pritet të mbërrijë Trump

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin janë takuar në qytetin kinez Shenzhen, në kuadër të samitit të APEC-ut, përpara mbërritjes së presidentit amerikan Donald Trump. Takimi mes dy liderëve vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi të tre fuqitë e mëdha pritet të zhvillojnë një takim trepalësh, i konsideruar historik, ku në tryezë do të jenë çështje të rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike. Xi dhe Putin u shfaqën duke riafirmuar marrëdhëniet e tyre të ngushta, të cilat sipas tyre mbeten të qëndrueshme, pavarësisht trazirave në arenën ndërkombëtare. Ky është takimi i 50-të mes dy liderëve, ndërsa në bisedimet e tyre pritet të jenë përfshirë lufta në Ukrainë, furnizimet me energji dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Për Vladimir Putinin, takimi...