Pas më shumë se 25 vitesh, SHBA humbet statusin e vendit pa fruth, mijëra të infektuar dhe disa viktima

Pas më shumë se 25 vitesh, SHBA humbet statusin e vendit pa fruth, mijëra të infektuar dhe disa viktima

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur statusin e vendit që ka eliminuar fruthin, pas më shumë se një çerek shekulli, në përfundim të një vlerësimi të kryer nga një komision ekspertësh. Komisioni arriti në përfundimin se vendi nuk i përmbush më kriteret për ta mbajtur këtë status, njoftoi të martën Jarbas Barbosa, kreu i zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për kontinentet amerikane. Sipas raportit, kjo ka ndodhur për shkak se i njëjti variant i virusit të fruthit është transmetuar në mënyrë të pandërprerë brenda SHBA-së për të paktën 12 muaj. Shtetet e Bashkuara e kishin fituar këtë status në vitin 2000. Klasifikimi si vend që ka eliminuar fruthin nuk do të thotë se nuk ka më asnjë rast infektimi, por se...